Tottenham mposhtet në shtëpi me përmbysje nga Aston Villa

Tottenham është mundur në shtëpinë e saj nga Aston Villa me rezultat 1-2.

Sport

19/05/2021 21:06

Edhe pse takimin më mirë e filloi Tottenham duke shënuar të parët, në fund dështuan të marrin ndonjë pikë, shkruan lajmi.net.

Steven Bergwijn shënoi golin e parë në këtë takim, pas një gabimi që bënë mbrojtësit e ‘Luanëve’ në 3 minutat e parë të këtij takimi.

Aston Villa fitoi ndaj londinezve ne Londër përmes golave të Sergio Reguilon autogol (20’) dhe Ollie Watkins (39’).

Me këtë fitore, vendasit rrezikojnë Ligën e Evropës pasi janë në pozitën e gjashtë me 59 pikë, derisa mysafirët me 52 pikëpozicionohen në vendin e 11-të./Lajmi.net/