Tottenham merr lajmin e vitit para finales me Liverpool
Tottenham Hotspur ka marrë një lajm të mirë para finales së Ligës së Kampionëve.

Sport
Skuadra nga Londra më 1 qershor zhvillon ndeshjen kryesore të këtij sezoni, ku në ‘Wanda Metropolitnao’ zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool.
Pjesë e skuadrës së Tottenham që do të udhëtojë drejt Madridit është edhe sulmuesi Harry Kane, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ndërsa është ftuar në skuadrën e parë për ndeshjen finale.
Konfirmimi është bërë nga faqja zyrtare e Tottenham Hotspur.
✈️ Our confirmed travelling squad for the #UCLfinal #MarchToMadrid ⚪️ #COYS pic.twitter.com/ScBwhYL3u5
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 29, 2019
Kujtojmë se Tottenham në finale të Ligës së Kampionëve është kualifikuar pas fitores dramatike kundër Ajax në gjysmëfinale./Lajmi.net/