Tottenham me përmbysje triumfon ndaj Newcastle United

Tottenham ka shënuar fitore në udhëtim te Newcastle United, në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.

Sport

17/10/2021 19:47

Spurs ia dolën të arkëtojnë me përmbysje 2 – 3, shkruan lajmi.net.

Newcastle kaloi fillimisht në epërsi pas vetëm dy minutave lojë përmes Wilson që shënoi me kokë pas një harkimi nga Manquillo.

Tottenham barazoi rezultatin përmes një supergoli të Tanguy Ndombele që u asistua nga Sergio Reguilon (17′).

Pas vetëm pesë minutave, Harry Kane përmbysi rezultatin, që fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të VAR-it, goli u pranua (22′).

Tutje, ndeshja u ndërpre shkaku që një tifoz ra pa ndjenja në tribunë dhe ishin Reguilon dhe Dier që ndihmuan në ‘shpëtimin’ duke i bërë me dije arbitrit të ndal lojën dhe morën menjëherë ndihmën mjekësore për t’i ndihmuar tifozit.

Pastaj, Newcastle përmes një komunikate konfirmoi që gjendja e tifozit është e mirë dhe që është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu, ndeshja vazhdoi dhe ishte Heung-Min Son që u asistua nga Kane për rezultatin 1 – 3.

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, ku ishte Newcastle që shënoi në fundin e ndeshjes, pas një autogoli të Eric Dier (89′).

Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Newcastle zë vendin e parafundit me tre sosh./Lajmi.net/