Tottenham me përmbysje të ‘çmendur’ mposht Leicester Cityn

Tottenham ka bërë përmbysje të madhe për të mposhtur Leicester Cityn, në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Sport

19/01/2022 22:28

“Dhelprat” ishin duke fituar me rezultat 2 – 1, por në dy minutat e fundit, Spurs përmbysen rezultatin në 2 – 3, shkruan lajmi.net.

Ishte Daka që i dha epërsinë vendasve me një gol të bukur pas 24 minutave lojë.

Mirëpo, Tottenham arriti ta barazoi rezultatin përmes qendërsulmuesit Harry Kane që u asistua nga Winks (38′).

Ndërkohë, ishte Maddison që riktheu epërsinë pas një asistimi të Barnes (76′).

Kur mendohej që Tottenham mori pikët e plota, Bergwijn erdhi nga stoli për të bërë këtë përmbysje të çmendur. Me dy gola në kohën shtesë (90+5, 90+7) i dha fitoren skuadrës së Antonio Conte.

Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e pestë me 36 pikë, derisa Leicester renditët në pozitën e 10-të me 25 sosh./Lajmi.net/