Tottenham, konkurrent për titull
Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard beson se Tottenham mund të paraqet kandidaturë për titull në Premierligë, por vetëm nëse mund të tejkalojnë presionin. Chelsea barazoi 1-1 në ‘White Hart Lane’ të shtunën, dhe Lampard – i cili e ka fituar Premierligën tri herë – beson se Tottenham me përforcimet e reja që ka bërë gjatë…

Sport
Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard beson se Tottenham mund të paraqet kandidaturë për titull në Premierligë, por vetëm nëse mund të tejkalojnë presionin.
Chelsea barazoi 1-1 në ‘White Hart Lane’ të shtunën, dhe Lampard – i cili e ka fituar Premierligën tri herë – beson se Tottenham me përforcimet e reja që ka bërë gjatë verës duhet të konsiderohet konkurrent për titull.
“Ata kanë skuadër shumë të mirë”, deklaroi Lampard për të përditshmen britanike ‘The Guardian’.
“Ata do të mundohen ta fitojnë ligën. Kjo është arsyeja pse kanë shpenzuar gjithë atë shumë parash. Ne kemi jetuar tetë vjet me presionin, vit pas viti, kurse Tottenham duhet të ballafaqohet me të nëse dëshiron ta fitojë ligën”, përfundoi Lampard.