Tottenham konfirmon se një anëtar i tyre është pozitiv në COVID-19
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se ata kanë rastin e vetëm pozitiv me COVID-19 nga raundi i fundit i testimeve.

Sport
Premierliga ka bërë 1197 testime të reja, dhe njoftoi se një person ka dalë pozitiv, duke mos zbuluar më shumë.
Është tani Tottenham që ka konfirmuar se rasti me COVID-19 vjen nga skuadra e tij, përcjell lajmi.net.
Ai është asimptomatik dhe është vendosur në karantinë për shtatë ditë para se të kalojë në testime të mëtejshme.
Në Premierligë është një protokoll ndryshe nga Serie A, ku personi që teston pozitiv, duhet të qëndrojë 14 ditë në vetë izolim./Lajmi.net/