Tottenham ka marrë një vendim të ri për Bale

Tottenham Hotspur nuk e ka në plan ta mbajë Gareth Bale në klubin e tyre.

Sport

15/01/2021 21:54

Ueullsiani u transferua në Spurs nga Real Madrid në formë huazimi për këtë sezon, por ai deri tani ka zhvilluar vetëm 161 minuta në Premierligë.

The Times raporton se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me 31 vjeçarin dhe nuk dëshirojnë të nënshkruajnë me të pas të mbarojë huazimi i tij, përcjell lajmi.net.

Pra, Bale në verën që po vjen sipas raportimeve të fundit do të kthehet përsëri në Santiago Bernabeu, për t’u bashkuar sërish me Zinedine Zidane.

Për momentin, lojtari është i lënduar dhe po i mungon Tottenhamit, të cilët janë të pozicionuar në vendin e gjashtë në Premierligë me 30 pikë./Lajmi.net/