Tottenham i propozon Lyonit shkëmbimin Ndombele – Aouar

Klubi anglez Tottenham ka shprehur interesim për mesfushorin Houssem Aouar.

Sport

16/07/2021 21:31

Sipas ‘ESPN’, klubi anglez po kërkon me ngulm transferimin e Aouar gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e Tottenham janë të gatshëm të ofrojnë në marrëveshje edhe futbollsitin Tanguy Ndombele.

Thuhet se Lyon është e gatshme ta lirojë të largohet mesfushorin i cili ka interesim edhe nga skuadrat tjera evropiane, si Arsenal, PSG, Man Utd dhe Liverpool.

Spurs besojnë se duke përfshirë në marrëveshje Ndombelen, ata mund të arrijnë më lehtë te 23-vjeçari. /Lajmi.net/