Tottenham i bashkohet garës për Aouar

Klubi anglez Tottenham ka shprehur interesim për mesfushorin e Kyon Houssem Aouar.

Sport

10/07/2021 19:42

Sipas ‘90min’, Tottenham i është bashkuar ekipeve që kanë shprehur interesim për transferimin e Aouar gjatë afatit kalimtar të vërës, shkruan lajmi.net.

Interesim për mesfushorin prej kohësh kanë shprehur Arsenal, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, së fundmi edhe Tottenham është futur në garë.

Drejtuesit e Lyon janë duke kaluar një periudhë të vëshirë financiare shkaku i pandemisë së COVID-10, dhe mund të heqin dorë nga mesfushori për një ofertë të konsiderueshme.

23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 33 paraqitje me fanellën e Lyon në të gjitha garat, duke realizuar tetë gola dhe katër asistime. /Lajmi.net/