Tottenham Hotspur zyrtarizon zëvendësuesin e Contes

Tottenham Hotspur njoftoi të dielën mbrëma zyrtarisht për shkarkimin e Antonio Contes nga posti i trajnerit të skuadrës. “Spurs” në komunikatën e lëshuar në uebfaqen zyrtare të klubit konfirmuan edhe trajnerin e ri të cilin e kanë emëruar deri në fund të edicionit, shkruan lajmi.net. Bëhet fjalë për Cristian Stellinin i cili do të jetë…

Sport

27/03/2023 07:13

Tottenham Hotspur njoftoi të dielën mbrëma zyrtarisht për shkarkimin e Antonio Contes nga posti i trajnerit të skuadrës.

“Spurs” në komunikatën e lëshuar në uebfaqen zyrtare të klubit konfirmuan edhe trajnerin e ri të cilin e kanë emëruar deri në fund të edicionit, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Cristian Stellinin i cili do të jetë trajner i ekipi londinez deri në fund të edicionit, ndërkaq Ryan Mason do të jetë ndihmës i tij.

“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Champions League në sezonin e parë të Antonios në Klub. Falenderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”.


“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner” – thuhet në komunikatën e klubit.

Trajneri italian, Antonio Conte u emërua trajner i “Spurs” në nëntor të vitit 2021, ndërsa kishte kontratë valide deri në qershor të këtij viti.

Tottenham Hotspur ndodhet në pozitën e katërt në renditjen tabelore të Premierligës me 49 pikë të grumbulluara pas 28 ndeshjeve./Lajmi.net/