Tottenham fiton me përmbysje spektakolare ndaj Leeds
Tottenham ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Leeds. Ndeshja në mes Tottenham – Leeds kishte spektakël golash, me ‘Spurs’ që triumfuan 4:3. Ne epërsi fillimisht kaluan Leeds, pasi në minutën e 10` shënoi Summerville. Tottenham më pas po vërsulën drejt portës së mysafirëve. Në minutën e 25` ishte Harry Kane që barazoi shifrat. Por,…

Sport
Tottenham ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Leeds.
Ndeshja në mes Tottenham – Leeds kishte spektakël golash, me ‘Spurs’ që triumfuan 4:3.
Ne epërsi fillimisht kaluan Leeds, pasi në minutën e 10` shënoi Summerville.
Tottenham më pas po vërsulën drejt portës së mysafirëve.
Në minutën e 25` ishte Harry Kane që barazoi shifrat.
Por, pak minuta pa përfunduar pjesa e parë Leeds riktheu sërish epërsinë. Në minutën e 43` realizoi Rodrigo, për 1:2.
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe katër gola.
Fillimisht ishin vendasit që barazuan rezultatin.
Po rridhte minuta e 51` kur Davies shënoi dhe çoi shifrat në 2:2.
Në minutën e 76` Rodrigo shënoi përsëri, duke dhënë epërsinë për herë të tretë në këtë takim Leeds.
Por, Tottenham nuk u dorzuan, dhe arritën që të përmbysin rezultatin.
Në minutën e 81` Bentancur barazoi rezultatin në 3:3.
Kurse, i njëjti shënoi edhe dy minuta më vonë, për t`i dhënë një fitore të rëndësishme ‘Spurs’.
Me këtë fitore Tottenham gjendet në vendin e tretë me 29 pikë.
Ndërsa, Leeds pozicionohen në vendin e 14 me 15 sosh./Lajmi.net/