Tottenham dështon t’i afrohet kreut, barazon me Fulham

Tottenhami i Jose Mourinho nuk arriti që ta fitojë ndeshjen ndaj Fulham, të vlefshme për javën e 16 në Premierligë.

Sport

13/01/2021 23:06

Harry Kane 25’ shënoi një gol mjaftë të bukur, të asistuar nga spanjolli Sergio Reguilon, transmeton lajmi.net.

Pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, Spurs, kishin avantazhin deri kur në minutën e 74’ Ivan Cavaleiro shënoi golin për t’i dhuruar 1 pikë klubit të tij.

Kësisoj, Tottenham janë të pozicionuar në vendin e 6-të në Premierligë, me 30 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/