Tottenham 0:2 Liverpool, notat e lojtarëve

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, e luajtur në Madrid, i ka takuar skuadrës së Liverpool.

Sport

01/06/2019 23:03

Lojtarët e Jurgen Klopp kanë arritur që ta mposhtin skuadrën e Tottenham Hotspur me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, në minutën e 2’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Fitoren e ‘The Reds’ e vulosi ylli belg, Divock Origi, i cili realizoi në minutën e 87’, për trofeun e gjashtë të Liverpool në këtë kompeticion.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/