Tottehnam pranë akordit me mbrojtësin e Barcelonës

Tottehnam dhe Barcelona janë pranë arritjes së marrëveshjes për mbrojtësin e djathtë, Emerson Royal.

Sport

30/08/2021 14:12

Marrëveshja pritet të kompletohet për shumën e 30 milion eurove, megjithatë negociatat nuk kanë përfunduar ende, raporton Fabrizio Romano.

Ndërkohë që kushtet personale ende nuk janë pajtuar mes klubit londinez dhe lojtarit përderisa nuk ka ndonjë negociatë mes Moribas dhe Spurs siç është raportuar.

22-vjeçari, Royal, sezonin e kaluar ishte pjesë e Real Betis në formë huazimi, ku kishte një sezon mjaft impresionues. /Lajmi.net