Tost me pançetë dhe krem djathi
Një mëngjes i mirë është gjysma e punës. Receta më poshtë ju tregon si të përgatisni një tost të mirë që do ju mbajë të ngopur me orë të tëra.
Lifestyle
2 feta pançetë
3 Kokrra vezë
kripë (himalaje me mulli nga Neranxi)
180 ml qumësht soje (Valsoia nga Neranxi)
3 feta bukë (tost nga Neranxi)
vaj ulliri
60 gr krem djathi (Hellmann’s nga Neranxi)
4 kokrra domate qershi
sallatë jeshile
sheqer
piper
Përgatitja
Në një tigan vendosni për të skuqur pançetën. Ndërkohë në një enë rrihni vezët, shtoni pak sheqer dhe piper. Shtoni pak kripë himalaje me mulli dhe qumështin Valsoia. Trazojini mirë.
Merrni bukën tost dhe e lyeni me masën që sapo përgatitëm. Kalojini në tigan për t’i skuqur. Pas skuqjes i lyeni me krem djathi. Sipër i vendosni pançetën, pomoderinit dhe një fetë sallatë jeshile. Sipër i vendosni fetën tjetër të tostit. Veproni kështu dy herë.
Në fund e ndani përgjysmë me ndihmën e një thike dhe shijoni tostin! /Lajmi.net/