Toshack: Ky futbollist mund ta fitojë Topin e Artë

Ish trajneri i Real Madridit, John Toshack beson se Gareth Bale mund të garojë për Topin e Artë.

Sport

27/11/2015 12:23

Ish trajneri i Real Madridit, John Toshack e mbështet yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Ai thotë se futbollisti nga Santiago Berabeu mund të garojë për Topin e Artë.

“Bale mund të garojë me Messin për Topin e Artë, është më i ri se argjentinasi”, u shpreh Toshack për “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Messi është favorit për t’u shpallur më i miri për vitin 2015.