Torvioll Stullqaku shpallet ‘futbollisti i javës’ në Superligën e Kosovës

Dje është mbyllur xhiroja e katërt në elitën e futbollit kosovar.

Sport

17/09/2021 10:37

Me dy ndeshjet e zhvilluara dje është mbyllur xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjedhur Torvioll Stullqakun si futbollisitin më të mirë të javës së katërt.

Stullqaku ishte fantastik në fitoren e Malishevës ndaj Llapit me rezultat 3-0 duke realizuar dy gola që ishin vendimtar për fitoren e ekipit të tij.

Falë këtyre dy golave tani ai ka fituar çmimin ‘YLLI I JAVËS’ si futbollisti më i mirë i ndeshjeve të zhvilluara në mesjavë.

Futbollisti në përgjithësi këtë edicion ka realizuar tre gola në katër xhirot e para. /Lajmi.net/