Tortura muzikore

Lëshimi i muzikës me zë të lartë ishte pjesë e planit për të shkaktuar vuajtje psikike gjatë sesioneve torturuese. Këtij eksperimenti u janë nënshtruar një pjesë e mijëra kundërshtarëve politikë që ishin burgosur kur Pinochet erdhi në pushtet, në vitin 1973. Dr. Katia Chronik, hulumtuese në Universitetin e Manchester’it, është duke e studiuar përdorimin e…

ShowBiz

11/09/2013 11:39

Lëshimi i muzikës me zë të lartë ishte pjesë e planit për të shkaktuar vuajtje psikike gjatë sesioneve torturuese. Këtij eksperimenti u janë nënshtruar një pjesë e mijëra kundërshtarëve politikë që ishin burgosur kur Pinochet erdhi në pushtet, në vitin 1973.

Dr. Katia Chronik, hulumtuese në Universitetin e Manchester’it, është duke e studiuar përdorimin e muzikës në shtëpitë e torturës, kampet e përqendrimit dhe burgjet e regjimit të Pinochet.

Muzika ishte shfrytëzuar për ta krijuar ndjenjën e të torturës si një gjë normale.

Sipas dëshmive të ish të burgosurve, kënga e George Harrison My Sweet Lord, që është kolona zanore e filmit të Stanley Kubrick A Clockwork Orange, si dhe këngët e pop ikonës Julio Iglesias, kanë jehuar me ditë të tëra.

Edhe kënga Gigi l’Amoroso, e Dalida’s, ishte lëshuar derisa gardianët e burgut po i torturonin të burgosurit.

Mirëpo, ka pasur raste kur muzika është përdorur për ngritjen e moralit.

Për këtë qëllim, disa të burgosur kishin zgjedhur t’i dëgjonin këngët Without You të Harry Nilsson, Alone Again të Gilbert O’ Sullivan dhe Morning Has Broken të Cat Stevens. Muzika luante rol përbashkues mes të burgosurve, duke e krijuar ndjenjën e homogjenitetit mes tyre.

Gjithashtu, ajo ishte një formë e dëshmisë. Shumë të burgosur zyrtarisht as që ekzistonin dhe e dinin se do të zhdukeshin pa gjurmë, prandaj këngët ishin një mënyrë për ta mbajtur në kujtesë tek të tjerët qenien dhe besimin e tyre.

Redaktoi: A.M.