Torte të shijshme për Bajram

Më poshtë kemi mbledhur 6 tortet më të mira të cilat mund t'i përgatitni për ditën e Bajramit

Lifestyle

13/06/2018 13:33

Ëmbëlsirë e lëngshme me çokollatë

Përbërësit:
60gr sheqer
4 vezë
50gr arra të bluara
20gr miell
20gr kakao
½ pluhur për pjekje
Lëvore e 1 portokalli e grirë në rende

Kremi:
Ajkë e ëmbël
200gr çokollatë për zierje
80ml qumësht
50gr margarinë
40gr sheqer
2 lugë nutellë
2 portkokaj

Glazura:
150ml ajkë e ëmbël
100gr çokollatë për zierje
Lëvore e ½ portokalli të grirë në rende

Udhëzimet:
1. Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës.
2. Përzihen të bardhat me 30gr sheqer.
3. Të verdhat tunden me 30gr sheqer dhe në këtë masë shtohet edhe mielli i përzier me pluhurin për pjekje dhe kakao.
4. Përzihen arrat e bluara dhe lëvorja e portokallit dhe shtohen tek masa me të bardhat e përziera në shkumë të fortë.
5. Tani i përziejmë të dyja masat me të bardhat e vezës dhe të verdhat, dhe përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene.
6. Këtë masë e vendosim në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 24cm.
7. Pasi pjekim në temperaturë 180gradë për 20 minuta, pandispanjën e lëmë të ftohet.
8. Ndajmë pandispanjën në dy shtresa.
9. Për kremin marrim portokallet dhe i grijmë të tëra në blender.
10. Çokollatën e shkrijmë me qumështin, ajkën e ëmbël dhe sheqerin. I përziejmë me puren nga portokallet e bluara.
11. Shtojmë dhe nutellen dhe përziejmë edhe pak pastaj e lëmë të ftohet kremi.
12. Në një tabaka shtrojmë njërën pjesë të pandispanjës dhe lyejmë me gjysmën e kremit.
13. Përsipër qesim dhe pandispanjën e dytë dhe mbulojmë me kremin e mbetur.
14. Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet në frigorifer.
15. Për glazurën ngrohim ajkën e ëmbël, çokollatën e copëtuar dhe shtojmë lëvoret e portokallit të grirë në rende dhe e mbulojmë përsipër tortën dhe e lëmë të ftohet. Ju bëftë mirë!

Tiramisu e shijshme

Përbërësit:

Për biskotat:
150 g miell
130 g sheqer
3 vezë
50 g niseshte
maja për ëmbëlsira
vanilje

Për kremin:
5 vezë
150 g çokollatë në copëza
500 g maskarpone
200 ml kafe
120 g sheqer
100 g kakao

Përgatitja e biskotave:
Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë-pjesë. Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa masa të fryhet. Më pas shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë t’i rrahim derisa të bëhet një masë kremoze. Përziejmë përbërësit e thatë dhe i shtojmë te vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë nga poshtë lart. E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë. E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celsius për rreth 10 minuta.

Përgatitja e kremit për tiramisu:
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të bëhet një masë e fryrë. Më pas i vendosim në frigorifer. Në rrahësin elektrik hedhim të verdhat e vezëve dhe sheqerin. I rrahim me shpejtësi mesatare. Duhet t’i rrahim derisa masa të fryhet. Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Më pas shtojmë dhe të bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa masa të bëhet homogjene. Në tavë fillojmë të shtrojmë biskotat të lyera më parë me kafe. Vendosim një shtresë me biskota dhe më pas hedhim një shtresë kremi. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate. Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dytë. Pasi e kemi përfunduar, e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë.

Tortë e shpejtë

Për këtë tortë mjafton të kemi biskota
I shtrojmë pasi i lagim me qumësht. Mbi to, shtrojmë krem ose panë e pastaj banane të prera hollë në rrathë.

Pas kësaj, shtrojmë sërish biskotat e lagura me qumësht e përsëri kremin dhe bananet. Krijojmë në këtë formë 4-5 shtresa e pastaj e zbukurojmë sipas dëshirës.

Para se ta shijojmë, e lëmë të ftohet mirë në frigorifer.

Role me arra dhe banane

Përbërësit:
8 vezë,
8 lugë sheqer,
10 arra të bluara,
1 lugë miell,
lëkurë limoni,
300 g xhelatinë
3 banane,
100 g çokollatë

Përgatitja:
Miksoni vezët me sheqerin. Shtohen arrat, miellin dhe lëkurën e limonit duke i përzier me lugë. Masa hidhet në tepsi katrore të shtruar me letër kuzhine. Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C. Brumi i pjekur përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe siç është e nxehtë lyhet e tërë sipërfaqja me xhelatinë. Në cep ku do të filloj mbështjellja radhiten bananet e qëruara dhe të spërkatura me lëng limoni. Korja mbështillet me kujdes në role. Pasi të ftohet, lyhet me 100 g çokollatë të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 2 lugë vaj. Pritet në rrathë trashësie sipas dëshirës.

Tortë e shijshme me arra

Përbërësit:
6 të bardha të vesë
130gr arra të bluara
100gr sheqer
1 qese sheqer vanilje
½ qese pluhur për pjekje
2 lugë miell

Filli:
6 të verdha të vesë
150gr sheqer
400ml qumësht
2 lugë nisheste
Një qese puding vanilje
200gr margarinë

Udhëzimet:
6 të bardha të vesë tunden me sheqer derisa të fitohet një shkumë e fortë. Mielli përzihet me pecivë, sheqer vanilje dhe arrat e bluara dhe qitet në shkumën e bërë nga të bardhat e vesë dhe tundet ngadalë që masa mos të bie. Atëherë kjo masë qitet në tepsi katrore 30×35 dhe piqet në temperaturë 180 gradë derisa të skuqet.

Në ndërkohë zihet kremi prej 6 të verdhave të vesë që përzihen me sheqer dhe tunden derisa të zbardhet ngjyra. Mirren 2 lugë nisheste dhe një qese pluhur puding vanilje dhe pasi të përzihen bashkë qiten në qumësht të ftohët dhe fillon zierja duke i përzier vazhdimisht me telin për përzierje që të mos krijohen kokrra derisa të trashet masa dhe në fund i qetet margarinë dhe përzihet akoma derisa të shkrihet. Largohet nga zjarri dhe masa e pjekur me të bardha të vesë ndahet në tri shtresa dhe renditen një shtresë me arra dhe një shtresë me fill. Në fund zbukurojeni sipas dëshirës.

Ëmbëlsirë me çokollatë

Përbërësit për brumin:

* 3 vezë
* 150 g sheqer
* 50 ml vaj
* 100 ml qumësht
* 100 g çokollatë
* 70 g miell
* 1 qese bakin
* 100 g lajthi të bluara

Për krem:
* 400 ml qumësht
* 1 qese buding kakao
* 100g çokollatë
* 50 ml kafe të forte turke
* 250 g gjalpë

Për glazurë:
* 20 g gjalpë
* 100 g çokollatë

Përgatitja:
Vezët dhe sheqeri miksohen, bëhet shkumë, shtohen vaji, qumështi, çokollata e shkrirë, mielli i përzier me bakin dhe lajthi.

Të gjitha përzihen mirë dhe kjo masë pastaj nxirret në tepsi të lyer me vaj dhe të përmiellur, të madhësisë 22 x 36 cm dhe piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C, për 35-40 minuta.

Pluhuri i budingut përzihet me 3-4 lugë sheqer. Nga qumështi i ftohtë (400 ml) merren 6 lugë dhe përzihen mirë me masën e budingut dhe sheqerit.

Pjesa tjetër e qumështit zihet, tërhiqet nga zjarri, shtohet pluhuri i budingut dhe, duke e përzier, zien 1- 2 minuta.

Në budingun e nxehtë qitet çokollata e shkrirë dhe kafeja. Kjo masë nxirret në një enë të thellë, mbulohet me foli të tejdukshme dhe lihet të ftohet.

Gjalpi përpunohet si shkumë, i shtohet budingu i ftohur. Të gjitha përzihen mirë dhe nxirren mbi biskotën e ftohur.

Për glazurë: gjalpi vlon, hiqet nga zjarri, i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihen derisa të fitohet një strukturë e lëmuar.

Ëmbëlsira ftohet mirë, e pastaj lyhet sipër me glazurën e çokollatës.