Tortë me hashash shërbehet gabimisht në një ceremoni varrimi

Të pranishmëve iu shërbye tortë me hashish në një ceremoni varrimi.

Fun

30/10/2019 12:57

Të pranishmëve në një ceremoni varrimi në Gjermaninë Veriore, aksidentalisht iu shërbye tortë me hashash, deklaroi policia lokale.

30 njerëz të cilët kishin shkuar për të shprehur ngushëllime kanë përjetuar vjellje dhe marramendje pas ngrënies së tortës, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Një polic ka gjetur se vajza e një punëtori në restaurant iu është kërkuar që ta gatuaje tortën.

Por, 18 vjeçarja po ashtu iu është kërkuar që të gatuaj një tortë me hashash për një ngjarje tjetër, ndërsa nëna e saj e ka ngatërruar tortat.

Në Gjermani është traditë që pas varrimit të shkojnë në një restaurant për kafe dhe tortë. /Lajmi.net/