Tortë e mrekullueshme për vetëm 15 minuta: Ëmbëlsirë çokollate pa qumësht dhe vezë! (Video)
Për të gatuar këtë tortë nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para, sepse për të nuk ka nevojë as për vezë as për qumësht, madje as për margarinë dhe gjalpë!
Lifestyle
Dhe kur një herë ta provoni edhe ju do të vazhdoni ta gatuani shpesh! – transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ 1,5 filxhan miell
▪ një lugë e vogël sodë buke
▪ kripë sa mund të kapësh me një gisht
▪ 3 lugë kakao
▪ një filxhan sheqer
▪ një lugë e vogël uthull
▪ një lugë e vogël ekstrakt vaniljeje
▪ 5 lugë vaj
▪ 1 filxhan ujë
▪ 200 g çokollatë
Përgatitja:
Në enën për pjekje përzieni të gjithë përbërësit. Shtoni uthullën, vajin, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes dhe që të gjitha përzieni mirë.
Piqni në furrë të ngrohur në 180 gradë celsius rreth 35 minuta. Gjatë kësaj kohe në avull shkrini çokollatën me pak vaj dhe me të lyeni tortën e pjekur.
Sipas dëshirës zbukurojeni me krem të rrahur dhe me pemë freskuese.
Në video shikoni instruksionet e hollësishme dhe sa më parë gatuani këtë tortë shumë të shijshme!