Tortë çokollate nga gështenjat pa sheqer
Përbërësit:
Lifestyle
* 225 g çokollatë të zezë,
* 6 vezë,
* kripë sa mund të kapet me një gisht,
* 125 g gjalpë,
* 500 g pure të ngrirë gështenje,
* 2 lugë rum
Për shtojcë:
* 100 g çokollatë të zezë,
* 250 g mililitra ajkë për krem,
* disa pika ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 180 gradë celsius.
Ndani të bardhët dhe të verdhët e vezëve dhe në enë të veçanta bashkë me pak kripë tundni të bardhët deri sa të marrin formën e borës.
Në enën tjetër tundni të verdhët e vezëve, purenë e gështenjave dhe gjalpin. Në përbërje ngadalë qitni gjysmën e të bardhëve të vezëve, rumin dhe çokollatën e shkrirë.
Të gjitha bashkë përzieni dhe në përbërje shtoni pjesën e mbetur të të bardhëve të vezës.
Kallëpin e tortës lyeni me gjalpë dhe mbështilleni me letër për pjekje dhe përbërjen qiteni në kallëp.
Piqeni tortën nga 40 deri në 60 minuta.
Vërejtje: Torta patjetër duhet të mbetet e butë në mes, nëse me thikë kontrolloni a është pjekur torta – thika duhet të jetë e pastër.
Tortën nxirreni nga kallëpi dhe lëreni të ftohet, ndërkaq ju përgatitni glazurën. Thërrmoni çokollatën dhe shkrijeni në avull.
Lyeni me ajkë, shtoni disa pikë ekstrakti të vaniljes dhe përzieni derisa të bëhet përbërja njëngjyrëshe e gështenjtë.
Derisa përbërja është ende e nxehtë, lyeni sipër tortën, dekoroni me gështenja, çokollatë apo karamele.