Torres u shit në katër klube

Sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres ka reaguar pas spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. “Në muajin e fundit jam shitur në Atletico Madrid, pastaj Valencia, Inter dhe në fund Monaco”, deklaroi Torres gjatë një interviste me të përditshmen britanike Independent. Mirëpo, ai insistoi se ka kontratë me…

Sport

05/04/2014 10:52

Sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres ka reaguar pas spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

“Në muajin e fundit jam shitur në Atletico Madrid, pastaj Valencia, Inter dhe në fund Monaco”, deklaroi Torres gjatë një interviste me të përditshmen britanike Independent.

Mirëpo, ai insistoi se ka kontratë me Chelsean dhe dëshiron ta respektojë atë pavarësisht se menaxheri Jose Mourinho dëshiron të sjell një golgeter të ri në ekip për sezonin e ardhshëm.

“Kam edhe dy vjet kontratë dhe nga dita e parë kur kam nënshkruar marrëveshjen pesëvjeçare me Chelsean kam dashur të qëndroj këtu për pesë vjet”, u shpreh reprezentuesi spanjoll.

Torres kështu ka mohuar spekulimet se në verë mund ta shohim me ndonjë tjetër skuadër, përveq nëse Mourinho ia tregon derën.