Torres s’ka të ardhme në Chelsea

Fernando Torres nuk ka të ardhme në Chelsea. Për këtë është i bindur ish asistent menaxheri dhe mesfushori Ray Wilkins. Sulmuesi spanjoll ka dështuar ta gjejë vazhdimësinë në Stamford Bridge, që prej transferimit të tij nga Liverpooli në janar të vitit 2011. Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho e ka kritikuar lojën e Torresit pas humbjes…

Sport

03/04/2014 21:20

Fernando Torres nuk ka të ardhme në Chelsea. Për këtë është i bindur ish asistent menaxheri dhe mesfushori Ray Wilkins.

Sulmuesi spanjoll ka dështuar ta gjejë vazhdimësinë në Stamford Bridge, që prej transferimit të tij nga Liverpooli në janar të vitit 2011.

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho e ka kritikuar lojën e Torresit pas humbjes 3:1 nga Paris Saint Germaini në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, Wilkins beson se 30 vjeçari, i cili ka realizuar 43 gola nga 164 ndeshje me klubin londinez, është duke e kaluar sezonin e fundit me Blues.

“Torres nuk ka të ardhme në Chelsea. Mendoj se ai e ka treguar veten atje dhe nuk ka çka të japë më shumë. Ai lëvizi nga Liverpooli, ku ishte aq i suksesshëm, ndërsa në Chelsea stili i lojës është krejt tjetër”, deklaroi Wilkins për talkSPORT.

“Ai ka nevojë për hapësirë. Ai ka nevojë të bëjë vrapime. Ai ka nevojë t’i bëjë lojtarët ta gjejnë. Ndonjëherë, ai është poshtë në nivelin individual. Ai ka nevojë të mundohet dhe të bëjë që diçka të ndodh”, përfundoi ai.

Torres mund të kthehet në Atletico Madrid gjatë verës, duke u shkëmbyer me Diego Costan, i cili po shkëlqen në fanellën e ‘Los Colchoneros’.