Torres shpjegon arsyen pse refuzoi kalimin te Tottenham

Mbrojtësi Pau Torres ka zbuluar arsyet pse ka refuzuar kalimin te Tottenham në verë.

Sport

12/01/2022 17:54

24-vjeçari kishte rol të madh në triumfin e klubit spanjoll te Villarreal, që ishte trofeu i parë i madh, transmeton lajmi.net.

Dias muaj pas fitores, Torres kishte mundësinë e kalimit te Tottenham, derisa edhe skuadra spanjolle ishte e hapur të pranojë ofertën.

Torres ka pranuar se kishte mundësinë për kalimin te Spurs, ku do fitonte më shumë para, por vendosi të qëndrojë në skuadër.

“Këtë verë, ai (Fernando Roig) telefonoi përfaqësuesit dhe më tha se ishte ofertë e rëndësishme për Tottenham, që vlente më shumë (paga momentale)”.

“Por, luaj në ekipin e qytetit tim, që e bëjnë pak lojtarë, prandaj vendosa të qëndroj dhe jam i lumtur”.

Torres vazhdon të jetë kyç në planet e Unai Emery, derisa edhe shënoi në barazimin ndaj Atletico Madridit./Lajmi.net/