Torres, pranë Milanit

Fernando Torres pritet të jetë lojtar i ri i Milanit. Chelsea duket se e ka pranuar ofertën prej 12,5 milionë eurosh, për shitjen e futbollistit.

Sport

28/08/2014 11:33

E ardhmja e Fernando Torresit do të jetë në Milan. Sulmuesi spanjoll dëshiron të largohet pasi ka mbetur nën hijen e sulmuesit Diego Costa.

Rossoneri ndërkohë janë në kërkim të pasardhësit të Mario Balotellit.

Sipas mediave britanike, respektivisht tabloidit The Sun, Chelsea e ka pranuar ofertën e Milanit prej 12,5 milionë eurosh, por pritet t’i përfitojnë vetëm 5 milionë, pasi do t’ia japin futbollistit 7,5 milionë, vetëm për ta pranuar largimin.

30 vjeçari nuk ka shkëlqyer në Stamford Bridge, që kur u transferua nga Liverpooli, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Atletico Madridit.