Torres nuk e meritoi të kuqin

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka pranuar se sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres nuk e meritoi përjashtimin në barazimin 1-1 mes skuadrave në White Hart Lane. Ylli spanjoll u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë kur në minutën e 81-të, u përplas në një duel ajror me qendërmbrojtësin Jan Vertonghen. Edhe pse fillimisht mendohej…

Sport

28/09/2013 15:43

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka pranuar se sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres nuk e meritoi përjashtimin në barazimin 1-1 mes skuadrave në White Hart Lane.

Ylli spanjoll u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë kur në minutën e 81-të, u përplas në një duel ajror me qendërmbrojtësin Jan Vertonghen.

Edhe pse fillimisht mendohej se Torres e kishte qëlluar atë, xhirimet e përsëritura nuk shfaqën ndonjë reagim të palejuar nga ana e sulmuesit. Por, ai u ‘skuq’.

“Ishte vështirë për gjyqtarin ta vlerësonte. Nuk mendoj se Fernando hyri për të ndërhyrë ashpër. Gjyqtari vendosi se të dy futbollistët kishin vepruar në mënyrë agresive, por ndoshta përjashtimi nuk ishte i merituar”, deklaroi Villas-Boas.