Torres mund të rikthehet më shpejtë tek City se që pritej

Ferran Torres është gati të përshpejtojë rehabilitimin e tij nga lëndimi, me sulmuesin e Manchester Cityt që shpreson për një rikthim në lojë para Vitit të Ri.

Sport

18/11/2021 23:06

21-vjeçari pësoi një frakturë në këmbë ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Spanjën në tetor, me Pep Guardiola që parashikoi se do të mungojë tre muaj.

‘Sportsmail’ kupton se Torres u kthye në Manchester të martën pasi filloi rikuperimin e tij jashtë vendit dhe është gati të fillojë seancat individuale me departamentin mjekësor të Cityt.

Pritet që Torres të jetë edhe një muaj larg veprimit, por çdo përfshirje në skuadrën e Guardiolës para janarit do të ishte përpara afatit.

Lajmi vepron si një nxitje për Cityn, të cilët tani e konsiderojnë atë si sulmuesin e tyre të vetëm të njohur pasi anësori u konvertua në një rol më qendror sezonin e kaluar.

Gabriel Jesus e sheh të ardhmen e tij në krahun e djathtë, duke shkëlqyer në atë pozicion deri më tani këtë kmapanjë, me Phil Foden, Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling të përdorur si nëntë të rremë.

Golashënuesi rekord Sergio Aguero u largua nga Etihad Stadium gjatë verës dhe City u pengua në nënshkrimin e një zëvendësuesi pasi e ktheu vëmendjen te Harry Kane i Tottenhamit pas Erling Haaland.

Torres ka impresionuar kur iu dha mundësia te City, duke shënuar 16 gola në 32 starte që nga nënshkrimi nga Valencia për gati 21 milionë funte.

Guardiola e ka hedhur poshtë vazhdimisht idenë se ekipi i tij nuk mund të sfidojë në të gjitha frontet këtë sezon pa një sulmues të vijës së parë, por të qenit në gjendje të thërrasë Torresin do të ofronte një dimension tjetër.

City i ka munguar gjithashtu sulmuesi adoleshent Liam Delap – i cili pritej të luante më rregullisht – me probleme në kyçin e këmbës dhe ijeve dhe ai mbetet jashtë fushës. /Lajmi.net