Torreira po e mendon largimin nga Arsenal

Lucas Torreira mund të largohet nga Arsenal.

Sport

07/08/2020 18:16

Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira, ka thënë se është duke e menduar të ardhmen e tij, tashmë kur merkatoja e verës po afron.

Lojtari lidhet me një largim të mundshëm drejt Serie A tash e disa kohë, dhe fjalët e tij vetëm sa kanë nxitur spekulimet.

“Unë duhet të mendohem për të ardhmen time. Kam kontratë me Arsenal dhe duhet ta respektoj atë”, ka thënë Torreira, transmeton lajmi.net.

“Dukshëm, nëse do të largohesha, do ta bëja për destinacionin më të mirë të mundshëm”, ka shtuar lojtari.

“Duhet të jemi të qetë dhe të presim”, ka thënë mes tjerash uruguaiani.

Torreira lidhet me skuadrën e Milan, por në Itali thonë se edhe Fiorentina mund të bëjë lëvizje për të. /Lajmi.net/