Toronto Raptors shpallen kampion të NBA për herë të parë në histori të klubit

Toronto Raptors janë kampionët e rinj në elitën e basketbollit në Amerikë, e njohur si NBA.

Sport

14/06/2019 08:07

Në ndeshjen e gjashtë finale, Toronto ka arritur të triumfojë në udhëtim në ‘Oracle Arena’,  me rezultat 114-110, për ta çuar në 4:2 serinë e ndeshjeve finale, dhe për t’u shpallur kampion në NBA për herë të parë në histori të tyre.

Ndeshja e gjashtë finale, ishte jashtëzakonisht e paparashikueshme, me fituesin e përcaktuar vetëm në çerekun e katërt.

E gjithë ndeshja, ishte e përshkruar me shumë përmbysje, por skuadra e Toronto vetëm në çerekun e katërt bëri diferencën duke fituar me rezultat 28-22, për të vendosur rezultatin përfundimtar 114-110.

Lojtari më i dalluar te Toronto Raptros ishte Kyle Lowry, me 26 pikë të shënuara, dhe dhjetë asistime të realizuara./Lajmi.net/