Toronto ngushton serinë ndaj Philadelphia, Dallas kryeson ndaj Utah – luhen ndeshjet e gjashta

Toronto Raptors kanë ngushtuar epërsinë ndaj Philadelphia 76ers, derisa Dallas Mavericks kanë marrë kryesimin ndaj Utah Jazz.

Sport

26/04/2022 08:30

Skuadra e Toronto ka marrë një fitore me rezultat 103:88, për të çuar serinë në 3:2, shkruan lajmi.net.

Siakam kreu punë të madhe në fitoren e Raptors, duke kontribuuar me 23 pikë, derisa Anunoby dhe Gary Trent JR shënuan nga 16 pikë. Ndeshje të mirë bëri edhe Achiuwa i cili shtoi 17 pikë.

Në radhët e 76ers më i dalluari ishte Joel Embiid me 20 pikë. Harden shtoi 15.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Dallas Mavericks dhe Utah Jazz, ku rezultati i serisë shkoi në 3:2 në favor të Dallas.

Luka Doncic shënoi 33 pikë në këtë ndeshje, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje të madhe.

Të dyja ndeshjet tani mund të vendosën në ndeshjen e gjashtë të serisë. /Lajmi.net/