Tornado ‘shqyen’ një plazh italian
Tornadoja e fuqishme që ka goditur të mërkurën Italinë veriore ka shkaktuar qindra mijëra euro dëme materiale.
Lajme
Kamera e sigurisë (CCTV) ka kapur pamjet e një plazhi, në qytetin e Arenzano, Liguria, ku shihet stuhia e fortë duke shqyer gjithçka përpara, raporton BBC.
Nuk është raportuar të ketë pasur viktima, ndërkohë që në kohën e goditjes së tornados, pushuesit pasi ishin paralajmëruar, kishin ikur nga plazhi.