Torino e Juventusit
Juventus e fitoi derbin e qytetit kundër Torinos me rezultat 1:0. Në një duel mjaft të baraspeshuar, skuadra e Antonio Contes fitoi me mjaft vështirësi. Bianconerët kaluan në epërsi pas saktësisht gjysmë ore lojë kur Kwadwo Asamoah asistoi për Carlitos Tevez, i cili shënoi me një goditje nga distanca. Pjesa e parë u mbyll me…

Sport
Juventus e fitoi derbin e qytetit kundër Torinos me rezultat 1:0.
Në një duel mjaft të baraspeshuar, skuadra e Antonio Contes fitoi me mjaft vështirësi.
Bianconerët kaluan në epërsi pas saktësisht gjysmë ore lojë kur Kwadwo Asamoah asistoi për Carlitos Tevez, i cili shënoi me një goditje nga distanca.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Juventusit, por ajo e dyta solli një pasqyrë tjetër sa i përket lojës.
Torino e kërkoi me ngulm golin e barazimit por Juventus u mbrojt me sukses duke marrë tri pikë të mëdha me të cilat rikthehet në 9 pikë epërsi ndaj Romës, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.