Torcida: Ermali ishte njëri nga NE. Prehu në Paqe (Foto)

Ermal Kamberaj mbrëmë u vra në një nga lokalet e Mitrovicës pasi u godit me tre plumba.

Sport

06/05/2017 21:50

24 vjeçari u vra të premten në mbrëmje  në Mitrovicë, në kafiterinë “Check-in” ku ishte menaxher.

Ai në vendin e punës  u godit me tre plumba në anën e djathtë të gjoksit dhe nga plagët e marra ndërroi jetë në QKUK.

Vrasja e tij ka tronditur të gjithë Kosovën, por më së shumti Mitrovicë. Mbrëmë dhe sot kanë vazhduar ngushëllimet për familjen e Ermalit, shkruan lajmi.net.

Ermalin sonte e kanë përkujtuar edhe grupi i tifozëve mitrovicas, “Torcida”.

“Ermali ishte njëri nga NE. Prehu në Paqe”, ka qenë transparenti që sonte në Pallatin e Sportit në Mitrovicë e kanë shpalosur “Torcida”.

Kjo ka ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës. /Lajmi.net/