Topi i Artë: Ja në cilën pozitë është renditur Kosovare Asllani

Futbollistja me prejardhje kosovare, Kosovare Asllani, ishte në mesin e të nominuarave për Topin e Artë.

Sport

02/12/2019 23:35

Rapinoe ishte futbollistja që fitoi trofeun më të vlefshëm individual në futbollin e femrave, duke lënë pas vetës Lucy Bronze dhe Alex Morgan.

Por, në këtë garë ishte edhe futbollistja kosovare, Asllani, e cila përfaqëson Suedinë në nivel kombëtaresh, dhe luan me skuadrën e Real Madrid.

Asllani është renditur në vendin e 16-të, duke ndarë këtë pozitë me Marta dhe Fischer.

Arritje kjo mjaft e mirë për Asllanin, e cila ishte lojtarja e parë që iu bashkua Real Madridit. /Lajmi.net/