Topi i Artë i Messit

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi e ka fituar “gjysmën” e Topit të Artë 2015, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Sport

15/05/2015 10:44

Lionel Messi e ka mposhtur Cristiano Ronaldon, në garë për Topin e Artë 2015.

Për këtë është e bindur e përditshmja sportive katalane “Sport”, që parashikon triumfin e argjentinasit në garën për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.

Sulmuesi ka inspiruar Barcelonës pranë titullit në La Ligë, finales në Copa del Rey dhe finales në Ligën e Kampionëve.

Andaj, marrë parasysh se Barcelona duket se do ta mbyllë stinorin me suksese të mëdha, Messi do të shpërblehet në janar, me Topin e Artë, i pesti në karrierën e deritashme.