Topi i Artë, çmim i korruptuar
Nuk përdor terme të kujdesshme, ai është gjithnjë i drejtpërdrejtë. Mino Raiola, ka përkrahur klientin e tij, sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, në garë për Topin e Artë, çmim që i ndahet futbollistit më të mirë të vitit në botë. “Nëse Zlatan nuk e fiton Topin e Artë, do të shpërndahet bindja se bëhet…

Sport
Nuk përdor terme të kujdesshme, ai është gjithnjë i drejtpërdrejtë. Mino Raiola, ka përkrahur klientin e tij, sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, në garë për Topin e Artë, çmim që i ndahet futbollistit më të mirë të vitit në botë.
“Nëse Zlatan nuk e fiton Topin e Artë, do të shpërndahet bindja se bëhet fjalë për një mirënjohje politike, çmim të korruptuar”, deklaroi Raiola për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.
Ibrahimovic, pothuajse çdo edicion shfaq paraqitje të shkëlqyeshme, por mbetet peng i mungesës së titujve të rëndësishëm.
Ai u shpall kampion me PSG-n edicionin e kaluar por ende në karrierën e tij nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, edhe pse ishte anëtar i skuadrave të mëdha si Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan.