Top golat e Messit
Lionel Messi e përfundoi para kohës vitin 2013. Ylli argjentinas pësoi dëmtimin e tretë në kofshë këtë edicion, në duelin kundër Real Betisit të dielën dhe u zëvendësua pas vetëm 22 minutash lojë, kur në vend të tij u inkuadrua Andres Iniesta. Menjëherë të hënën erdhi lajmi i keq. Messi do të mungojë për dy…

Sport
Lionel Messi e përfundoi para kohës vitin 2013. Ylli argjentinas pësoi dëmtimin e tretë në kofshë këtë edicion, në duelin kundër Real Betisit të dielën dhe u zëvendësua pas vetëm 22 minutash lojë, kur në vend të tij u inkuadrua Andres Iniesta.
Menjëherë të hënën erdhi lajmi i keq. Messi do të mungojë për dy muaj.
Futbollisti që zakonisht njihet për numër rekord golash dhe paraqitje fantastike, që i kanë sjellë tituj të shumtë individualë, përfshirë katër herë Topin e Artë, tani duhet të pushojë, mjaft gjatë duke e përfunduar para kohës këtë vit kalendarik.
Andaj, në mungesë të tij, ju sjellim dhjetë golat më të bukur të Messit të realizuar gjatë vitit 2013. Kënaquni.