Top golashënuesit e Brazilit

Neymar arriti në kuotën e 35 golave për Brazilin, pas dy shënimeve në fitoren ndaj Kamerunit. Por, ai është ende larg nga realizatorët më të mirë të Kombëtares.

Sport

24/06/2014 13:40

Neymar shënoi dy herë në fitoren e Brazilit kundër Kamerunit në ndeshjen e fundit të Grupit A në Kampionatin botëror.

Sulmuesi iu bashkua kreut të realizatorëve më të mirë në Botërorin 2014, por është ende larg nga mesi i golashënuesve më të mirë në histori të Kombëtares.

Ai e kaloi Ronaldinhon dhe Rivaldon që kanë realizuar nga 33 përkatësisht 34 gola për Brazilin. Por, para vetes ka legjenda si Romario me 55, Bebeto 55, Ronaldo, 62, Zico 66 e Pele 77.

Në fakt Pele e mban rekordin e golave për Brazilin, mirëpo duke konsideruar moshën e re të Neymarit dhe karrierën e gjatë para vetes, ai mund të paraqet kërcënim serioz për të dalë i pari.

Renditja: 1) Pele – 77 gola (92 ndeshje) 2) Zico – 66 gola (88 ndeshje)  3) Ronaldo – 62 gola (98 ndeshje) 4) Romario – 55 gola (70 ndeshje) 5) Bebeto – 39 gola (75 ndeshje) 6) Neymar – 37 gola (53 ndeshje) 7) Rivaldo – 34 gola (74 ndeshje) 8) Ronaldinho – 33 gola (97 ndeshje) 9) Jairzinho 33 gola (81 ndeshje) 10) Ademir 32 gola (39 ndeshje).