Top 50 trajnerët e gjitha kohërave sipas ‘France Football’: Vetëm Guardiola në top 10 nga aktualët

Prestigjiozja franceze, ‘France Football’, ka publikuar një listë me 50 trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave.

Sport

18/03/2019 21:49

Sipas ‘France Football’, vetëm Pep Guardiola nga trajnerët aktual është në top 10-shën më të mirë në histori, transmeton lajmi.net.

Befasi mund të konsiderohet pozicionimi i Zinedine Zidane në pozitën e 22,  i cili lë mbrapa Jurgen Klopp që gjen vetën në vendin e 27.

Jose Mourinho renditet në vendin e 11, Diego Simeone në vendin e 31, kurse Sir Alex Ferguson në pozitën e 2, kurse Guardiola në atë të pestën.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën me 50 emrat më të mirë në histori, në pozitën e trajnerit, sipas ‘France Football’. /Lajmi.net/