Top-5 transferimet më të shtrenjta të verës deri tani

Merkatoja e verës filloi më 1 qershor, ndërsa padyshim Real Madrid mbetet klubi që e nisi më furishëm këtë afat.

Sport

17/06/2019 15:29

‘Los Blancos’ gjithashtu blenë lojtarin më të shtrenjtë deri tani këtë treg, duke nënshkruar me Eden Hazard për 100 milionë euro nga Chelsea.

Ylli belg pasohet nga Lucas Hernandez i Atleticos, që do ta vesh fanellën e Bayern nga sezoni i ardhshëm për 80 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Vendi i tretë si transferi më i shtrenjtë këtë verë mbahet nga fantazisti i Ajax, Frenkie De Jong, i cili kaloi te Barcelona për 75 milionë euro.

Derisa vendi i katërt dhe i pestë i takon futbollistëve të blerë nga Reali, me sulmuesin Luka Jovic që kushtoi 70 milionë euro dhe mbrojtësi Militao 50 milionë euro.

Gjithsesi, priten edhe shumë lëvizje të tjera në këtë merkato, çka pritet të thyhen edhe transferimet e lartpërmendura. /Lajmi.net/