Top 30 simuluesit, me Januzajn

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj është përfshirë në mesin e 30 simuluesve më të mëdhenj në Evropë.

Sport

31/10/2014 21:36

Adnan Januzaj është përfshirë në një listë të padëshiruar së bashku me 29 futbollistë të tjera, shumica yje të mëdhenj, e që kompletojnë grupin e simuluesve më të mëdhenj në Evropë.

Në bazë të shënimeve të marra nga video-loja më e re e EA Sports, FIFA15, “Calciomercatoweb.it”, ka publikuar renditjen e 30 futbollistëve që shquhen për simulime dhe në Januzaj gjendet i dyti, menjëherë pas përforcimit të ri të Real Madridit, James Rodriguez.

Renditja e plotë: 1. James Rodriguez 2. Januzaj 3. Neymar 4. Diego Costa 5. Luis Suarez 6. Lacazette 7. Robben 8. Immobile 9. Di Maria 10. Welbeck 11. Cuadrado 12. Jovetic 13. Ander Herrera 14. Drogba 15. Son 16. Hulk 17. Lallana 18 . Menez 19. Dani Alves 20. Busquets 21. Nani 22. Quaresma 23. Lavezzi 24. Mertens 25. J.Rodriguez 26. Diego 27. Boëtius 28. Dzagoev 29. Maicon 30.Valbuena.