Top 20 futbollistët e sezonit

Ligat kryesore evropiane janë në përfundim e sipër. Andaj, është momenti i duhur të nxjerrim konkludime. Kush janë futbollistët më të dalluar të sezonit, pa e llogaritur Premierligën.

Sport

10/05/2014 16:01

Sezoni në ligat më të mëdha evropiane është në prag të përmbylljes. Bundesliga përfundon sot, kurse Premierliga nesër.

La Liga dhe Serie A kanë vetëm edhe dy xhiro të mbetura andaj ka ardhur koha të nxjerrim konkludime. Kush ishin futbollistët më të dalluar gjatë këtij edicioni?

Sportsmail ka publikuar një renditje prej 20 futbollistëve që kanë shkëlqyer për skuadrat e tyre përkatëse, pa llogaritur Luis Suarezin dhe yjet e tjerë të Premierligës.

Në krye, si më i miri, gjendet ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Renditja:

20) Carlos Vela – Real Sociedad 19) Ciro Immobile – Torino 18) Mehdi Benatia – Roma 17) Carlos Tevez – Juventus 16) Manuel Neuer – Bayern Munich 15) Koke – Atletico Madrid 14) Arturo Vidal – Juventus 13) Angel di Maria – Real Madrid 12) Robert Lewandowski – Dortmund 11) Arjen Robben – Bayern Munich 10) Marco Reus – Dortmund 9) Luka Modric – Real Madrid 8) Franck Ribery – Bayern Munich 7) Lionel Messi – Barcelona 6) Gareth Bale – Real Madrid 5) Philipp Lahm – Bayern Munich 4) Thibaut Courtois – Atletico Madrid 3) Zlatan Ibrahimovic – Paris Saint-Germain 2) Diego Costa – Atletico Madrid 1) Cristiano Ronaldo – Real Madrid.