Top 10 sulmuesit më të kërkuar

Nga konkurrentët për titull si Chelsea, Arsenal dhe Liverpool, skuadrat që luftojnë për një vend në kualifikime për në garat evropiane për klube, Everton dhe Tottenham, e deri tek luftuesit për ekzistencë, West Ham United, Stoke City dhe Crystal Palace, të gjithë kërkojnë nga një sulmues të ri, para hapjes së afatit kalimtar të janarit.…

Sport

29/12/2013 11:00

Nga konkurrentët për titull si Chelsea, Arsenal dhe Liverpool, skuadrat që luftojnë për një vend në kualifikime për në garat evropiane për klube, Everton dhe Tottenham, e deri tek luftuesit për ekzistencë, West Ham United, Stoke City dhe Crystal Palace, të gjithë kërkojnë nga një sulmues të ri, para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Golashënuesit do të jenë shumë të kërkuara gjatë muajit të ardhshëm derisa gjysma e klubeve të Premierligës kërkojnë të njëjtit futbollistë që vlen miliona, por në fund të sezonit mund të jetë vendimtar në arritjen e synimeve.

Emrat si Radamel Falcao, Gonzalo Higuain, Jordan Rhodes, Jermain Defoe e shumë të tjerë do të përmenden shpesh pas hapjes së afatit kalimtar të janarit dhe në 31 ditët e mëtejme.

Top 10 golashënuesit më të kërkuar:

1. Falcao (Monaco) Klubet e interesuara – Chelsea, Arsenal

2. Gonzalo Higuain (Napoli) Klubet e interesuara – Chelsea

3. Jermain Defoe (Tottenham) Klubi i interesuar – West Ham

4. Alvaro Morata (Real Madrid) Klubet e interesuara – Tottenham, Arsenal

5. Filip Djordjevic (Nantes) Klubet e interesuara – Hull, C Palace

6. Asamoah Gyan (Al-Ain) Klubi i interesuar – West Ham

7. Mame Biram Diouf (Hannover) Klubi i interesuar – Stoke

8. Kostas Mitroglou (Olympiakos) Klubet e interesuara – Liverpool, Arsenal

9. Demba Ba (Chelsea) Klubi i interesuar – Arsenal

10. Nikica Jelavic (Everton) Klubet e interesuara – Tottenham, Hull, Palace