Top 10 shitjet e Realit
Real Madrid e shiti Angel Di Marian në Manchester United për 84 milionë euro, futbollisti më i shtrenjtë që u largua nga Santiago Bernabeu. Por, kush e kompleton listën e dhjetë shitjeve më të shtrenjta?

Sport
Real Madrid shquhet si klub që transferon futbollistë prej më të mirëve në botë. Mirëpo, gjiganti spanjoll nuk i harron shitjet e shtrenjta.
Të martën, Los Blancos e shitën Angel Di Marian në Manchester United për 84 milionë euro. Ylli argjentinas u bë futbollisti më i shtrenjtë i larguar nga Santiago Bernabeu.
Por, ju sjellim listën e plotë të dhjetë shitjeve më të shtrenjta nga Real Madrid.
Di María (Manchester United) 84.000.000 euro
Ozil (Arsenal) 45,000,000
Robinho (Manchester City) 42.000.000
Higuain (Napoli) 37,000,000
Anelka (PSG) 31.000.000
Roben (Bayern) 25.000.000
Owen (Newcastle) 24,000,000
Makelele (Chelsea) 24,000,000
Seedorf (Inter) 24,000,000
Morata (Juventus) 22,000,000