Top 10 futbollistët më të shpejtë

Përveç aftësive teknike, shpejtësia është një tjetër element shumë i nevojshëm për të qenë futbollist i suksesshëm, sidomos për atë që kanë detyra sulmuese. Sa herë që bëhet fjalë për një renditje, ndoshta jeni mësuar që në krye të saj të jenë emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por jo edhe këtu. Sulmuesi i…

Sport

04/10/2013 19:15

Përveç aftësive teknike, shpejtësia është një tjetër element shumë i nevojshëm për të qenë futbollist i suksesshëm, sidomos për atë që kanë detyra sulmuese.

Sa herë që bëhet fjalë për një renditje, ndoshta jeni mësuar që në krye të saj të jenë emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por jo edhe këtu.

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott është futbollisti më i shpejtë në Evropë, në gjendje të vrapojë deri në 35.7 kilometra në orë. Pak pas tij vjen mesfushori i Manchester Unitedit, Antonio Valencia me 35.2 km/h.

Kurse, ‘podiumin’ e kompleton futbollisti më i shtrenjtë në botë, ylli i Real Madridit, Gareth Bale (34.7). Mesfushori i Tottenhamit, Aaron Lennon është i katërti me 33.8, kurse pas tij vjen super-sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i cili është në gjendje të vrapojë me shpejtësi prej 33.6 kilometrash në orë.

Pas portugezit vjen rivali i tij nga Barcelona, Lionel Messi me 32.5. Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney (32.1), dyshja e mesfushorëve të Bayern Munichut, Franck Ribery (30.7), Arjen Robben (30.7) dhe sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez (30.1), kompletojnë renditjen e top 10 futbollistëve më të shpejtë në Evropë.