Top 10 futbollistët e shpejtë

Përveç aftësive teknike, një tjetër element i nevojshëm për të qenë futbollist i suksesshëm është edhe shpejtësia. Për dallim prej renditjeve të golashënuesve më të mirë dhe atyre që vazhdimisht thyejnë rekorde, e ku dominojnë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, në kategorinë e futbollistëve më të shpejtë, në podium së paku, nuk gjendet asnjëri prej…

Sport

03/04/2014 13:57

Përveç aftësive teknike, një tjetër element i nevojshëm për të qenë futbollist i suksesshëm është edhe shpejtësia.

Për dallim prej renditjeve të golashënuesve më të mirë dhe atyre që vazhdimisht thyejnë rekorde, e ku dominojnë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, në kategorinë e futbollistëve më të shpejtë, në podium së paku, nuk gjendet asnjëri prej tyre.

Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, futbollisti më i shpejtë në botë është mesfushori i Manchester Unitedit, Antonio Valencia në gjendje të vrapojë deri në 35.1 kilometra në orë.

Pas vetes ai lë yllin e Real Madridit, Gareth Bale me 34.7 dhe mesfushorin e Tottenhamit, Aaron Lennon 33.8.

Renditja:

1. Antonio Valencia 35.1 km/h

2. Gareth Bale 34.7

3. Aaron Lennon 33.8

4. Cristiano Ronaldo 33.6

5. Theo Walcott 32.7

6. Lionel Messi 32.5

7. Wayne Rooney 31.2

8. Franck Ribery  30.7

9. Arjen Robben 30.4

10. Alexis Sanchez 30.1