Top 10 futbollistët e rinj të Premierligës, me Januzajn

Yll i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj është përfshirë në mesin e top 10 futbollistëve më të mirë të rinj të sezonit të sapo përfunduar në Premierligë, nga tabloidi britanik Daily Mail.

Sport

14/05/2014 10:03

Ata kanë ndezur sezonin e sapo përfunduar në Premierligë më shpirtin e tyre të ri, gola të jashtëzakonshëm dhe paraqitje të denja për çmimet e futbollistit më të mirë të ndeshjes.

Ka ardhur koha që të shpallen më të mirët dhe Daily Mail ka përzgjedhur top 10 futbollistët e rinj të sezonit. Kriteri i vetëm është që ata të jenë 21 vjeç ose më poshtë.

Dhe, në mesin e tyre ka zënë vend edhe talenti i madh i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, i cili shkëlqeu në sezonin e tij debutues me gjigantin nga Old Trafford.

“Një shkëlqim i rrallë në sezonin e zbehtë të Manchester Unitedit. Depërtimi i Adnan Januzajt është garanci për tifozët e vuajtur të Unitedit që së paku prodhimi i tyre ende funksionon. Statistikat e sezonit të tij të parë janë frikshëm të ngjashme me ato të Cristiano Ronaldos, sa i përket rasteve të krijuara, golave, dhe saktësisë së pasimeve”, shkruan Daily Mail.

“Tifozët e Unitedit do të jenë të kënaqur nëse 19-vjeçari zhvillohet duke u bërë së paku sa gjysma e Ronaldos, por fakti se shkëlqeu në epokën e Moyesit, sugjeron se do të arrijë shumë. Louis van Gaal ka bilanc të shkëlqyeshëm të punës me futbollistë të rinj të kalibrit të Januzajt dhe pasi holandezi të emërohet menaxher në United, Januzaj do të ketë në vete përvojë nga Kampionati botëror pasi selektori Marc Wilmots e ftoi në skuadrën e Belgjikës”.

Top 10:

Raheem Sterling (Liverpool), Luke Shaw (Southampton), Ross Barkley (Everton), Jon Flanagan (Liverpool), Adnan Januzaj (Manchester United), John Stones (Everton), Romelu Lukaku (Everton), Philippe Coutinho (Liverpool), Ben Davies (Swansea City), James Ward-Prowse (Southampton).

Të tjerët:

Saido Berahino (West Brom), Connor Wickham (Sunderland), Declan John (Cardiff), Gerard Deulofeu (Everton), Pajtim Kasami (Fulham).