Top 10 faktet e Januzajt

Doli në skenë duke realizuar dy gola për Manchester Unitedin në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit të shtunën, por çka dini tjetër për Adnan Januzajn? Ylli kosovar nga ky edicion është promovuar në ekipin e parë të gjigantit nga Old Trafford dhe nuk ka humbur kohë duke shfaqur talentin e tij të jashtëzakonshëm me çka u…

Sport

07/10/2013 10:59

Doli në skenë duke realizuar dy gola për Manchester Unitedin në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit të shtunën, por çka dini tjetër për Adnan Januzajn? Ylli kosovar nga ky edicion është promovuar në ekipin e parë të gjigantit nga Old Trafford dhe nuk ka humbur kohë duke shfaqur talentin e tij të jashtëzakonshëm me çka u bë një prej emrave më të përfolur në Evropë gjatë fundjavës. E përditshmja britanike Metro ka publikuar dhjetë faktet më interesante rreth tij.

1) Ai është belg i natyralizuar por mund të mos luajë fare për Belgjikën. I lindur në Bruksel, prindërit e tij janë nga Kosova dhe Shqipëria. Ftesat për ekipet e rangjeve të ulëta të Belgjikës janë refuzuar dhe tani Roy Hodgson ka pranuar se mund ta ftojë për Anglinë.

2) Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots ka premtuar se nuk do ta shfrytëzojë përforcimin e ri të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini të mundohet të bind mesfushorin e ri t’i bashkohet atij në ekipin Kombëtar. “Kjo nuk është detyra e tij”, deklaroi Wilmots, dhe ka të drejtë.

3) Ai është majtak (siç mund ta keni vërejtur, sidomos në golin e dytë të shtunën) dhe përshkruhet si një futbollist që duhet të përcillet, i gatshëm të marrë përgjegjësinë e ekzekutimit të goditjeve të lira, ka aftësi të jashtëzakonshme të driblojë, dhe di të shërbejë mjaft mirë për bashkëlojtarët. Nuk është keq, apo jo?

4) I përshkruar nga Sir Alex Ferguson: “Adnan është futbollist shumë mirë i balancuar. Ai është vetëm 18 vjeç dhe duhet të zhvillohet, por ka balancë të mirë, nismë të mirë dhe është futbollist me teknikë shumë të mirë”.

5) Nuk kemi lexuar shumë rreth kësaj por ai ndanë ditëlindjen e tij (5 shkurt) me ish yjet e Unitedit, Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez. Neymar po ashtu.

6) Tani 18 vjeç, ai iu bashkua Unitedit nga klubi i fëmijërisë Anderlecht si 16-vjeç dhe ishte futbollisti i vitit për ekipin e dytë në edicionin e kaluar.

7) Ferguson e inkuadroi Januzajn si rezervist për ndeshjen e tij të fundit në aventurën 27-vjeçare, barazimi i famshëm 5-5 me WBA-n andaj ai do të jetë emri i fundit i shkruar në një formacion të Fergusonit. Nuk është diçka për çka mund të krenohet, por së paku një ditë mund të shërbejë si përgjigje në ndonjë kuis.

8) Menaxheri i Unitedit, David Moyes do të shpresojë të bind Januzajn të nënshkruajë kontratë afatgjate, marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit. Klubi nuk dëshiron ta humb njësoj siç e humbi Paul Pogban, e sidomos për faktin se rivali i qytetit City është në mesin e të interesuarve.

9) Ai ka një frizurë të bukur. Detaj ndoshta për shumëkënd i parëndësishëm por që vlen të përmendet duke pasur parasysh frizurat e pazakonshme të shumë bashkëmoshatarëve të tij, Ferguson me siguri e aprovoi.

10) Januzaj është vetëm futbollisti i dytë që arriti të realizojë dy gola në paraqitjen e parë si titullar për Unitedin, tjetri ishte Ruud van Nistelrooy.