lajmi.net

Top 10 ekipet më të shtrenjta në botë

Real Madrid është skuadra më e shtrenjtë në botë. Vlera e futbollistëve të Los Blancos kap shumën prej total 688 milionë euro.

Sport

06/11/2014 17:23

Real Madrid ka skuadrën më të shtrenjtë në Evropë. Sipas shënimeve nga “Transfermarkt”, Los Blancos kanë futbollistë që në total kapin vlerën prej 688 milionë euro.

Menjëherë pas tyre vjen Barcelona me 620 milionë euro, kurse në podium ngjitet kampioni i Bundesligës, Bayern Munich.

Në dhjetë pozitat e para nuk gjendet asnjë skuadër nga Serie A. Juventus është i 11-ti me 329 milionë euro.

Renditja:

1) Real Madrid 688 milionë euro 2) Barcelona 620 3) Bayern Munich 568 4) Manchester United 461 5) Chelsea 444 6) Manchester City 441 7) Arsenal 408 8) Psg 392 9) Borussia Dortmund  342 10) Liverpool 331

Top 10 ekipet më të shtrenjta në botë

Real Madrid aktivizoi formacionin bazë më të shtrenjtë në histori të futbollit në ballafaqimin kundër Sevillas në Superkupën e Evropës. Por, cilat skuadra kompletojnë dhjetë pozitat e para në këtë kategori?

Sport

14/08/2014 00:13

Real Madrid u paraqit me formacionin bazë më të shtrenjtë në histori të futbollit në fitoren ndaj Sevillas në Superkupën e Evropës, ku 11 futbollistët e ekipit të parë i kushtuan klubit në total 364 milionë funte në vlera të transferimeve.

Por, derisa Los Blancos janë larg shpenzuesit më të mëdhenj në botë, pavarësisht përpjekjeve të Paris Saint-Germain në vitet e fundit, edhe elita e klubeve nga Premierliga nuk qëndron keq.

Ndërsa, rivali spanjoll Barcelona që pagoi 75 milionë funte për Luis Suarezin dhe 50 milionë funte për Neymarin në dy edicionet e fundit, po ashtu ka një skuadër të shtrenjtë.

Për listën e plotë të top dhjetë skuadrave më të shtrenjta në botë, shikoni fotografinë tjetër të bashkëngjitur në këtë artikull.